KRYESORE

Ylli i Dortmundit nxeh sfidën me Bayern: Vjet nuk treguam b*le

Ylli i Dortmundit nxeh sfidën me Bayern: Vjet nuk treguam b*le

Dortmund dhe Bayern do të luajnë sot në “Allianz Arena” në derbin e madh të Gjermanisë. Ekipi mik i Dortmundit rikthehet në kryeqytet pas maktheve që përjetoi sezonin e kaluar kur humbi me rezultatin 5-0.

Mesfushori Axel Witsel thotë se skuadra e tij do të paraqesë një tjetër fytyrë këtë radhë, ndryshe nga sezoni i kaluar.

“Shkojmë në Mynih për të fituar. Duam të bëjmë një autokritikë pas asaj humbje 5-0 sezonin e shkuar. Mund ta them hapur: Vitin e kaluar u treguam pa b***!

"Një herë vepronim si burra, ndërsa më pas si fëmijë. Bayern është dhe mbetet një ekip i madh me mentalitet fituesi dhe eksperiencë, por ne do të tregojmë shpirtin tonë luftarak. Bayernin e pret luftë deri në sekondën e fundit”, - përfundoi Witsel.

Ditari politik

Të fundit