Flash News

KRYESORE

Ylli i Juventusit u diagnostikua me koronavirus, reagon lojtari

Ylli i Juventusit u diagnostikua me koronavirus, reagon lojtari

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, është diagnostikuar me koronavirus. Juvja bëri me dije se lojtari është prekur nga virusi që ka paralizuar planetin.

Kjo ka bërë që ekipi juventinë të qëndrojë i mbyllur në karantinë. Në krahun tjetër, lojtari doli vetë me një reagim në internet ku shkruan. "Me siguri i keni lexuar lajmet dhe kjo është arsyeja pse unë dua t’i siguroj të gjithë ata që shqetësohen për mua: jam mirë.

"U bëj thirrje të gjithëve të respektojnë rregullat, sepse ky virus nuk bën asnjë dallim. Le ta bëjmë për veten tonë, për të dashurit tanë dhe për ata që na rrethojnë”.

Të fundit