Flash News

KRYESORE

Ylli i Serie A zbulon shkakun: San Siro ishte fajtori i përhapjes!

Ylli i Serie A zbulon shkakun: San Siro ishte fajtori i përhapjes!

Kapiteni i Atalantës, Papu Gomes, bëri me dije se e gjithë situata u agravua në Bergamo pas ndeshjes së ekipit të tij me Valencian. Ai mendon se kjo ishte arsyeja kryesore se pse u përhap në masë virusi.

“Situata dramatike në Bergamo prej "Coronavirus. Mendoj se është edhe për shkak të ndeshjes së parë kundër Valencias. Në “San Siro” ishin 45 mijë tifozë nga Bergamo, ndërkohë që 120 mijë banorë ka gjithë qyteti ynë.

"Gruaja ime kaloi tri orë për të arritur në Milano, kur rruga zgjat zakonisht 40 minuta. Kur shkuam në Valencia, të gjithë ishin të qetë, nuk pati kontrolle. Tani, Spanja është vendi i dytë në Europë, me numrin më të madh të të infektuarve, pas Italisë. Një nga të infektuarit e Valencia luajti titullar kundër nesh. Jemi duke pritur të shohim nëse ndonjëri prej nesh tregon simptoma. Për fat të mirë askush deri tani, por të luajturit në këto dy ndeshje ka qenë e tmerrshme”.

Të fundit