Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Ylli Manjani i pakënaqur me Monika Kryemadhin? “LSI nuk është alternativë për opozitë të suksesshme”
Kritika të forta lëshoi ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në emisionin “Të Paekspozuarit”, në News 24, për forcën politike ku ai bën pjesë. Sipas tij, as Partia Demokratike dhe as Lëvizja Socialiste për integrim nuk janë alternativë për të qënë opozitë e suksesshme.
“Opozita në Shqipëri nuk ka alternativë. Ajo që ndodhi në këto zgjedhje përtej debatit politik të ditës, është kjo që ende nuk po përceptohet një alternativë që t’i dalë përballë Edi Ramës. Për herë të parë në Shqipëri kemi një parti që qeverisë vetëm pa koalicion, kjo do të thot që partitë që mbeten në opozitë nuk i përceptoi populli për t’i votuar. As PD dhe as LSI, nuk po arrijnë të jenë alternativë, nuk po perceptohen në popull. Një opozitë që të jetë e suksesshme duhet të ketë një mendim, një alternativë. Basha nuk dha idenë që mund të ishte kryeministër”, ka thënë Manjani.
Ylli Manjani ka qenë drejtues i LSI dhe ministër i Drejtësisë në qeverinë PS-LSI, por pavarësisht hatërmbetjeve me lidershipin e partisë që solli shkarkimi i tij, ai dha sinjale afrimi pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Megjithatë, kjo deklaratë tregon se Manjani nuk është aspak i kënaqur me punën e kryetares së re të LSI, Monika Kryemadhi.
Drejt bashkëpunimit PD-LSI? Basha puthje dhe konsultime me Kryemadhin në Kuvend