Flash News

KRYESORE

Ylli Manjani: Të kufizohet mandati i Kryeministrit, jo më shumë se dy...

Ylli Manjani: Të kufizohet mandati i Kryeministrit, jo më shumë

Ka reaguar përsëri ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili e quan domosdoshmeri kufizimin me ligj të mandatit të kryeministrit.

Ndërkohë që Edi Rama mbante fjalën e tij para deputetëve të zgjedhur në takimin e zhvilluar sot në orën 11.00 në Kryeministri, ishi –ministri Ylli Manjani shkruante në “Twitter”: “Insistoj në idenë për kufizimin e mandatit të Kryeministrit. Jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme! Është domosdoshmëri kjo gjë!”

Deri më sot, asnjë kryeministër, pas vitit 1991, nuk ka pasur më shumë se dy mandate si kryeministër dhe, ndoshta, Manjani parashikon se Rama mund të mos e dorëzojë kollaj postin dhe do të jetë rrezik potencial edhe pas katër vjetësh, duke pretenduar një mandat të tretë, gjë që u la të kuptohej nga ai vetë gjatë fjalës së tij para deputetëve socialistë...

 

 

  

Të fundit