Young Zerka kthehet pas në kohë dhe flet për pasionet e tij: Punoja si kamarier, doja të bëhesha futbollist

E imagjinoni Young Zerkën futbollist? Epo, nësë nuk do të ishte për shoqërinë e tij, sot ai nuk do të ishte këngëtar.

I ftuar në “Glamour Zone” , këngëtari korçar që ka stil xhamajkan, ka treguar se luante futboll dhe kishte shumë dëshirë të bëhej futbollist, deri në momentin kur shoqëria e tij ndikoi dhe ai hoqi dorë nga ëndrra.

Ester Bylyku: Po përpara futbollit? Bëje ndonjë punë tjetër?

Young Zerka: Këtu kur je, do të të mbajë familja, kur je jashtë normal që do bësh dhe një punë tjetër.  Punoja diku në qendër të Londrës, dhe ishin zyrat, që bëjnë takime. Unë thjesht, përkujdesesha tek pjesa e çajit, e kafes.

Ester Bylyku: Dhe sa të zgjati kjo puna?

Young Zerka: E bëja part time. Se plus isha dhe në shkollë. Dhe e bëja diku 4-5 orë.