Flash News

KRYESORE

YouTube ndryshon politikat për videot me përmbajtje problematike

YouTube ndryshon politikat për videot me përmbajtje problematike

YouTube vazhdon të përforcojë rregullat për të ndaluar përhapjen e videove me përmbajtje problematike në platformë, duke kufizuar shfaqjen e tyre në formën e rekomandimeve tek përdoruesit.

Kompania bëri me dije se do të adresojë përmbajtjet që i afrohen kufijve të shkeljes së standardeve, edhe pse mund të mos e kenë kaluar ende “vijën e kuqe.”

“Do të fillojmë të reduktojmë rekomandimet e përmbajtjeve që i afrohen kufijve të shkeljes, përmbajtje të cilat mund të keqinformojnë përdoruesit duke promovuar si “kura mrekulli” që shërojnë sëmundje të pashërueshme, pretendime se toka është e sheshtë apo pretendime manipuluese për ngjarje si 11 Shtator,” shkruan YouTube.

Këto lloj videosh janë vetëm disa shembuj, të cilat përfaqësojnë një numër të lartë videosh në platformë dhe që mund të shënjestrohen nga politika e re.

 

Të fundit