Flash News

KRYESORE

“Yt bir zgjodhi të largohet ditën e dasmave”, shkrimtarja dedikim djalit të vetëm të Flutura Açkës

“Yt bir zgjodhi të largohet ditën e dasmave”, shkrimtarja

Djali i vetëm i shkrimtares Flutura Açka u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 18 vjeçare. Lajmin e rëndë e dha vetë shkrimtarja në Facebook. Açka ka marrë mesazhe të shumta ngushëllimi për vdekjen e të birit. Ndër to, edhe shkrimtarja Yllka Filipi i ka bërë një dedikim Jerinit, djalit të ndjerë të koleges e mikes së saj.

Fjalët e Yllka Filipit:

M'u trand shpirti, sa dhimbje dhe lot! Qofte i Parajses dhe i Prehrit te Zotit Biri Yt i Shtrenjte dhe i Vetem Flutura! I paharruar qofte Kujtimi i Tij!

Ne kete rrugetim te shkurter dhe te trazuar tokesor, i rende ky lajm, plumb! Gjeje udhen, o Meme e Pikelluar, jeto me Driten e Shpirtit e Tij, jeto per Te! Jeto me Jehonen e Buzeqeshjeve te Tij, jeto me Tingujt e Zerit te Tij, jeto me Endrren e Tij!

Pikerisht ne Pranveren e Tetembedhjete, ne agun e se Dieles se Dasmave, ende pa shkrepur Dielli majave, brigjeve e shkrepave, Biri Yt i Vetem, zgjodhi te largohet ne Qiell, ne moshen kur gjithe bashkemoshataret e Tij, shkeputen nga foleja prinderore, drejt aventures per ne Zemer te Jetes! Jerini perzgjodhi nje tjeter Rruzull, ate Boten e bardhe si Shpirti, pa re e mjegulla, se stuhite jane vetem te Tokes! Ndonje Zane ta rrembeu, idhnake si Ato!!! E pa ashtu te bukur, te njome, me drite...Dhe netet e zeza, nuk jane te Qiellit, nete eterike!!! Perjetesia eshte atje! Paqja qofte e jotja Flutur!

Jam e bindur se do ta prekim e ndiejme Jerinin ne shkrimet e Tua, per ta dashur pafundesisht e perjetesisht bashke me ty!❤

Të fundit