Flash News

KRYESORE

Yuri Kim bën lëvizjen e radhës, sot i shkon në zyrë Lulzim Bashës

Yuri Kim bën lëvizjen e radhës, sot i shkon në zyrë

Ambasadorja e SHBA e akredituar në Tiranë, sot pritet të takohet me kreun  e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi mes tyre mësohet se do të zhvillohet rreth orës 14.30 në selinë blu.

Kujtojmë se ambasadorja e SHBA ka dalë ditët e fundit me deklarata të forta dhe thirrje klasës politike shqiptare për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe atë Zgjedhore, si rruga e vetme për t’u integruar në BE.

Po ashtu, në një mesazh ngriti dyshime të forta për “një marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën”.

Pritet që me kreun e PD, Kim të diskutohet rreth situatës politike në vend, e cila u tensionua pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Javës që shkoi, Kim u takua edhe me kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarët e presidentit Ilir Meta.

Të fundit