Flash News

KRYESORE

Yuri Kim bën thirrje për përshpejtimin e vetting-ut, tema e Teatrit Kombëtar ende në plan të dytë

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim takoi sot virtualisht kryetaren e KPK Genta Tafa Bungo. Lajmin mbi takimin e pasqyron në twitter.

Gjatë bisedës, ambasadorja Kim thotë se i ka shprehur asaj falënderim për guximin dhe këmbënguljen në punën e bërë gjatë procesit të Vetting-ut.

Njëkohësisht, Kim bën thirrje për përshpejtim të procesit të vettingut.

“Institucionet e vetting-ut kanë një rol të vështirë dhe më të rëndësishëm. Fola me kryetaren e KPK-së, Genta Tafa Bungo, për t’i shprehur falënderim për kurajën dhe këmbënguljen e tyre. Biem dakord që vetting-u duhet përshpejtuar. Shqipëria dhe SHBA duan që të reforma në drejtësi të ketë sukses”, shkruan ambasadorja në Twitter.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në takimin që pati mesditën e sotme me kryeministrin Rama me ambasadoren amerikane ndryshe nga pritshmëritë për inkurajim të protestës për Teatrin e prishur, takimi pati në fokus vetëm Reformën Zgjedhore.

Edhe dje, ambasada amerikane reagoi me heshtje sa i takon shembjes së Teatrit Kombëtar dhe dhunës së dëshmuar në kronikat mediatike të forcave policore ndaj protestuesve. I vetmi reagim ishte një njoftim për nënshtetasit amerikanë, të cilët ambasada i udhëzoi që të  shmangnin zonat përreth Ministrisë së Brendshme dhe qendrës, për shkak të një ‘proteste politike’.

Në një reagim të mëvonshëm, pas takimit me Kim, Rama u shpreh se u ka mbushur mendjen ndërkombëtarëve, me fakte për Teatrin Kombëtar, duke shtuar se ata ishin vendosur në mesin e shpifjeve.

Të fundit