Flash News

KRYESORE

Yuri Kim darkon në Shkodër me ish-ministrin Ditmir Bushati (FOTO)

Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka qenë për një vizitë dy ditore në Shkodër, ku ka takuar kryebashkiaken e këtij qyteti Voltana Ademin.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme diplomatja amerikane ka takuar dhe ish-ministrin e jashtëm dhe njëkohësisht deputetin socialist Ditmit Bushati. Fotoja nga daraka e tyre është siguruar nga TV1Channel në Shkodër.

Ende nuk dihet se cila ka qenë tema e diskutimit në takimin mes tyre, pasi ende nuk ka asnjë reagim nga ta lidhur me këtë darkë. Bushati njihet si një ndër të paktët kritikë brenda PS-së ndaj Edi Ramës.

Ditmir Bushati ka qenë drejtuesi politik i PS-së në Qarkun e Shkodrës, por kryesocialisti Rama e shkarkoi atë për ta zëvendësuar me Valdrin Pjetrin, i cili u prek nga ligji për dekriminalizimin. Në vend të këtij të fundit vendosi Ilir Beqajn, vendim i marrë para pak ditësh.

Në mbledhjen e parë si drejtues i Qarkut të Shkodrës, Ilir Beqaj tha se nuk dihej se ku ishte ish-ministri.

“Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS Shkodër dhe nuk mund të themi si e la ai PS-në këtu. Zoti Bushati është deputet dhe nuk e vendosim ne nëse është apo jo, dhe aktualisht nuk ndodhet as në Tiranë dhe as në Shkodër” – shprehej Beqaj.

Të fundit