Flash News

KRYESORE

Yuri Kim dhe nesër në Shkodër, Ademi: Do t'i tregojmë vlerat natyrore dhe njerëzore

Yuri Kim dhe nesër në Shkodër, Ademi: Do t'i tregojmë

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi tregon pas takimit me amabsadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim, se në fokus të diskutimit ka qenë Shkodra dhe mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së përmes agjencive të saj.

Gjithashtu Ademi bën me dije se diplomatja amerikane do të jetë dhe nesër në Shkodër, dhe do ta shfrytëzojë si mundësi për t’i treguar Kim vlerat e bujarinë shkodrane

"E lumtur të takohem dhe të bashkëbisedoj në zyrën time me Ambasadoren e SHBA- së në Tiranë, zj. Yuri Kim. Pas bisedës dhe prezantimit të parë përmes komunikimit elektronik në muajin mars, vizita e parë zyrtare në Bashkinë e Shkodrës, ishte një kënaqësi e veçantë.

Bashkëbiseduam për shumë tema ku sigurisht kryefjalë ishte Shkodra, mbështetja e vazhdueshme e Ambasadës Amerikane përmes agjensive të ndryshme, thellimi i këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Zj. Kim ka nisur një vizitë dy ditore, gjatë së cilës do të kemi mundësi jo vetëm ti tregojmë atraksionet që ofron territori i Bashkisë së Shkodrës, vlerat natyrore por edhe njerëzore, mbi të gjitha bujarinë dhe mikpritjen." shkruan Ademi në rrjetet sociale.

Të fundit