Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Spartak NGJELA
Kudo u fol për Yuri Kim, ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara e sapoardhur në Tiranë. Kishte lokale nëpër qytetet e Shqipërisë që, ndërsa jepej lajmi për paraqitjen e letrave kredenciale nga ambasadorja amerikane Kim, klientët duartrokisnin. Kudo kështu. Shqiptarët kanë besim te politika amerikane për ndihmën e saj antikorrupsion.
- Shqiptarët po presin të çlirohen nga pushtimi që i kanë bërë bailozët e korrupsionit. Ambasadorja amerikane, e sapoardhur, ua ushqeu realisht shpresat shqiptarëve me të gjitha veprimet e saj nepër takimet e ngutshme. Kudo po pritej ardhja e saj. Shqiptarët e dinë që korrupsioni dhe vjedhja masive e tyre, i ka varfëruar dhe po e dëbon rininë nga Shqipëria. Por, reforma në drejtësi dhe “lufta kundër korrupsionit dhe krimit”, ka qenë fjalia kryesore e zonjës Yuri Kim në Tiranë. Kjo aktualisht ka dhënë shpresë te re te shqiptarët. Kurse, angazhimi i saj kaq i shpejtë, flet për rikthimin e aksionit të ri të politikës antikorrupsion në Tiranë. A do ta vijojë me sukses rrugën e hapur nga Donald Lu ambasadorja Yuri Kim? Shqiptarët mendojnë se, po, Yuri Kim do të vijojë të drejtojë procesin antikorrupsion që zhvilloi në Shqipëri, në tre vjet, ambasadori Donald Lu.
- Mendoj që, ndërhyrja më esenciale e Yuri Kim-it në këtë kohë historike për Shqipërinë, ishte koincidenca e ardhjes së saj me datën e ndihmës amerikane të vitit 1920, kundër Traktatit famëkeq të Londrës për zhdukjen e shtetit shqiptar. Kjo, nuk mund të quhet thjesht një shprehje nostalgjike e saj, për të përmendur historinë. Ajo datë, në vetvete, është njëherësh edhe esenca e kësaj kohe, sepse sërish shqiptarët po kërkojnë shpëtim, por këtë herë nga pushtuesit krerë të korruptuar që sundojnë shqiptarët dhe Shqipërinë.
lll. Në vitin e rrezikshëm antishqiptar 1920, ishin bashkë: Fuqitë e Mëdha të Evropës; Tradhëtia e Esat Toptanit për copëtimin maksimal të Shqipërisë; Lufta heroike e Vlorës; Vrasja e Esatit nga Avni Rustemi; Kongresi i Lushnjës; dhe – autoriteti absolut i presidentit amerikan Willson në Konferencën e Paqes në Paris, që, me brilancën e forcës së tij, shpëtoi shtetin shqiptar nga eliminimi që do ta fshinte si shtet të mëvetësishëm në hartën e Europës. Fuqitë e Mëdha e kishin vendosur në Londër zhdukjen e Shqipërisë, por, paralelisht, çështja ishte vendosur edhe në Uashington, për të ushtruar veton amerikane në Konferencë kundër këtij akti barbar.
Ky ishte shpëtimi i parë i Shqipërisë. I dyti, i së njëjtës rëndësie, ishte edhe kontributi vendimtar i Amerikës për çlirimin e Kosovës në vitin 1999. Kështu u shpreh edhe ambasadorja. Ky shpëtimi i ri i shqiptarëve, për të cilin iu zotua këto ditë shqiptarëve Yuri Kim, është i të njëjtës rëndësi: çlirimin e shqiptarëve nga zgjedha asgjësuese e korrupsionit të lartë shtetëror.
Shqipëria i ka humbur luftrat për historinë e saj, sepse ka pasur kundër pushtimin shekullor Osman, Fuqitë e Mëdha të Europës, dhe shitjen e interesit kombëtar nga krerët e Shqipërisë, të cilët i kanë sunduar shqiptarët me anë të korrupsionit.
lV. Ku jemi sot? Sot ndodhemi në një drobitje të brendshme shoqërore, e cila, po të vijojë, për Shqipërinë, do të krijojë fillimin e të keqes së madhe të Shekullit XXI. Prandaj duhet frenimi i shpejtë, me anë të forcës së politikës amerikane. Duhet të kemi parasysh se, fillimi, si nisma e një fenomeni të keq për një shoqëri, mban me vete edhe fundin shkatërrimtar të saj, nëse ajo shoqëri nuk e bllokon dot atë fenomen që në fillim. Kjo është gjendja jonë. Fenomeni i keq ka filluar. Reforma e nisur me ndihmën e Uashingtonit, Berlinit dhe Brukselit duhet ta frenojë atë, madje, sa më shpejt që të jetë e mundur.
- Forca tani është SPAK-u. Politika amerikane duhet t’ua japë shqiptarëve mundësinë historike të eliminimit të klikës së lartë korruptive, dhe fillimin e procesit real të zhvillimit ekonomik në Shqipëri: prodhimi industrial i mallrave; reforma e cilësisë së lartë në arsim; krijimi real i ushtrisë shqiptare; ristrukturimi real institucional modern i shtetit shqiptar; shkatërrimi përfundimtar i krimit të organizuar, të lidhur me kupolat qeveritare që kanë ardhur, kanë ikur, e kanë ardhur sërish në pushtet. Kjo është skema reale e zhvillimit modern të Shqipërisë, zhvillim ky, i cili merr me vete si histori edhe krijimin e shpirtit të lirë shqiptar në Kosovë dhe në të tetë milionët e shqiptarëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38