Flash News

KRYESORE

Yuri Kim ‘në kërkim’ të mrekullisë, për herë të parë në Kishën e Laçit sonte në mesnatë

Yuri Kim ‘në kërkim’ të mrekullisë, për

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka shprehur vazhdimisht afeksionin për resurset shqiptare.

Pavarësisht axhendave të ngjeshura me situatën e tensionuar politike dhe reformave në vend, Kim duket se sonte do shkëputet nga Tirana e zhurmshme për t’u bashkuar me besimtarët e shumtë që kalojnë natën në Kishën e Shna Ndout (Shën Antonit) në Laç.

Burime të Politiko.al bëjnë me dije se Kim, e cila është edhe ambasadorja e parë amerikane që ngjitet në këtë kishë, do të mbërrijë atje rreth orës 21-22.00 të mbrëmjes së sonte.

Dita e sotme, 12 qershori është mjaft e rëndësishme për besimtarët e krishterë. Mijëra persona udhëtojnë çdo të javë drejt kishës së Shna Ndout në Laç deri në ditën e 13 qershorit kur është dhe festa e këtij shenjti dhe ku numri i pelegrinëve shkon mbi 1 milion.

Të fundit