Flash News

KRYESORE

Yuri Kim sërish në zyrën e Ramës, për çfarë po diskutohet

Yuri Kim sërish në zyrën e Ramës, për çfarë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbërritur disa minuta më parë në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

Nuk dihet ende qëllimi i këtij takimi mes ambasadores amerikane dhe kreut të qeverisë.

Kujtojmë se Kim ka takuar figura të larta të politikës, apo të sistemit të drjetësisë që prej marrjes zyrtare të detyrës dhe paraqitjes së letrave kredenciale në zyrën e presidentit Meta.

Në 31 janar ajo u takua me kryeministrin Rama, madje në përshkrimin e tij, kryeministri theksoi se gjate takimit u diskutua rreth prioriteteve të përbashkëta mes dy vendeve aleate, ndërsa si për koincidencë më pas në mbledhjen e qeverisë u miratua paketa ‘anti-KÇK’.

Po ashtu, dje në Kuvend qeveria depozitoi 5 ndryshimet në funksion të paketës anti-KÇK.

Nga ana tjetër, Kim ka vënë theksin se gjatë mandatit të saj në Shqipëri puna do të fokusohet në tri prioritete kryesore.

Të fundit