Flash News

KRYESORE

Z Fold2, fjala e fundit e teknologjisë celulare

Nga dita e sotme, Samsung Galaxy Z Fold2, udhëheqësi i gjeneratës së tretë të telefonave palosës, gjendet edhe në Shqipëri. Z Fold2 është një pajisje me dizajn të rafinuar, me një ekran të përparmë edhe më të madh dhe një ekran kryesor masiv, i cili është ideal për jetën e përditshme mjaft të ngarkuar dhe shumë detyra gjatë ditës.

Të gjitha aplikacionet e lidhura me Google janë gjithashtu të disponueshme në telefonin inteligjent palosës Samsung Galaxy Z Fold2.

Samsung Galaxy Z Fold2 është një udhëheqës i vërtetë i brezit të ri të telefonave palosës. Për të gjithë përdoruesit, Galaxy Z Fold2 siguron një përvojë të re celulare, me përmirësime të rafinuara dhe inovacione të rëndësishme. Ajo që karakterizon këtë pajisje të nivelit më të lartë është dizajni i guximshëm i kombinuar me inxhinierinë e avancuar.

Kur hapet, Galaxy Z Fold2 ka një ekran kryesor 7.6-inç. Dërgimi i e-maileve ose shikimi i përmbajtjes tuaj të preferuar është i mundur pa hapur pajisjen, falë Ekranit Cover 6.2-inç Infinity-O për përdorimin maksimal.

Të fundit