Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ndonëse kryeministri Edi Rama u shpreh shumë optimist për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, sipas së cilit do të ishtë një ndër akset më të rëndësishmë kombëtare dhe pikë ndërlidhëse me Maqedoninë, në fakt Zoan Zaev nuk e sheh si shumë të leverdisshme.
“Do të shohim çfarë është më ekonomike, më e leverdishme dhe më logjike. Këtë do ta bëjmë…”- ka thënë kryeministri Zoran Zaev për Alsat.
Ekspertët e këshillojnë Zaev që të ndërtojë akset Gostivar – Kërçovë dhe Kërçovë – Ohër pasi pikërisht këto autostrada do të mundësojnë lëvizje të shpejtë të mallrave dhe shërbimeve.
Profesori universitar, Vullnet Palloshi në një prononcim për Alsat M konsideron se dyja vendet nuk do të kenë dobi të mëdha me këtë aks. Në ditë nëpër këtë rrugë kalojnë më pak se 5000 automjete. Palloshi propozon që fokusi të vendoset në lidhjen moderne me Shqipërinë përmes Strugës.
Nga ndërmarrja shtetërore për rrugët, në Maqedoni kanë konfirmuar se nuk është në plan që aksi drejt Dibrës të bëhet autostradë.
Drejtori Zoran Kitanov tha për Alsat se të gjitha analizat e deritanishme nuk kanë treguar arsyeshmëri ekonomike.
“Për momentin po rehabilitohet rruga ekzistuese nga Dibra deri në kalimin kufitar Bllato. Në muajin shtator e firmosëm marrëveshjen dhe është zgjedhur edhe realizuesi i punimeve në këtë rrugë”, bëjnë me dije nga Ndërmarrja Shtetërore e Rrugëve.