Flash News

KRYESORE

Zaev konfirmon: Ligji për gjuhën shqipe para zgjedhjeve lokale

Zaev konfirmon: Ligji për gjuhën shqipe para zgjedhjeve lokale

Qeveria do ta miratojë ligji për gjuhët para zgjedhjeve lokale dhe me këtë nuk do t’i humbë votat e qytetarëve, as të bashkësisë etnike maqedonase, as të asaj shqiptare, deklaroi sot kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.

“Një gjë është e sigurt. Qeveria do ta miratojë ligjin para zgjedhjeve lokale, ndërkaq nëse jemi të përgatitur do ta votojmë edhe në Parlament. Vetëm na ndiqni dhe do të shini se si do të rriten votat ndaj koalicionit tonë edhe të maqedonasve, edhe të shqiptarëve, turqve, serbëve...”, shtoi Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve para drekës së punës me Shoqatën e Odave Ekonomike.

Sipas tij, populli do të që problemet të zgjidhen.

“Askush nuk humb asgjë, çdokush ka të drejtë për barazi në shoqërinë tonë dhe ta ndjejë Maqedoninë si të vetën”, potencoi Zaev.

Ligji për gjuhët, shtoi kryeministri, tanimë po përgatitur në Ministrinë e Drejtësisë dhe shumë shpejt pritet që të dorëzohet në Qeveri nga ku më pas do të procedohet në Komisionin e Venecias dhe në Parlament./MIA/

Të fundit