Flash News

KRYESORE

Zaev: Maqedonasit të pranojnë emrin e ri ose të përballen me “izolim”

Zaev: Maqedonasit të pranojnë emrin e ri ose të përballen me

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev është shprehur ditën e sotme në një intervsitë për agjencinë AFP se qytetarët duhet të të pranojnë emrin e ri të shtetit ose do të përballen me jostabilitet dhe izolim.

Au u kërkoi maqedonasve të votojnë pozitivisht në referendumin që do të vendos riemërimin e vendit me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Kujtojmë që referendumi do të mbahet me 30 shtator si rezultat i marrëveshjes së arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë, për t’i dhënë fund çështjes së emrit pas shumë dekadave.

Çështja e emrit mes Shkupit dhe Athinës daton që nga viti 1991, kur Maqedonia u nda nga Jugosllavia dhe deklaroi pavarësinë nën emrin Republika e Maqedonisë.

Greqia nuk është pajtuar me emrin Maqedonia, për shkak që sipas tyre, përfshin territorin e veriut të Greqisë me emrin e njëjtë.

Të fundit