Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Zaev ndryshon politikën ndaj Shqipërisë, ministrat e tij takime të shpeshta në Tiranë
Me ardhjen në krye të qeverisë të kryeministrit Zoran Zaev, raportet e Maqedonisë me Shqipërinë po ndryshojnë me shpejtësi, duke iu larguar ngrirjes që patën gjatë periudhës së Nikolla Gruevskit.
Mediat maqedonase raportojnë se ministri për Investimet e Huaja, Ramiz Merko, do të vizitojë Tiranën për të diskutuar me dhomat e tregitsë dhe përfaqësuesit e biznesit, për mundësitë e investimeve në Maqedoni. Merko do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe presidentin Ilir Meta.
Kjo është vizita e tretë e një ministri maqedonas në Shqipëri brenda pak javësh. I pari ministër i Zaev që mbërriti në Tiranë ishte ai i Punëve të Jashtme dhe një ditë më pas mbërriti edhe ministrja e Mbrojtjes.
Ndërkohë, vet Zaev u takua me kryeministrin Edi Rama gjatë Samitit të Triestes, ndërsa dje ishin të pranishëm në samitin e Kartës së Adriatikut që u zhvillua në Podgoricë.
Shqipëria dhe Kosova bashkohen me Serbinë, letër kundër Kroacisë në Komisionin Europian
Mike Pence përjashton Edi Ramën nga ‘Karta e Adriatikut’ për shkak të atleteve?