Flash News

KRYESORE

Ivanov dhe Zaev bëjnë ‘paqe’: Pengesat për qeverinë e re janë mënjanuar

Ivanov dhe Zaev bëjnë ‘paqe’: Pengesat për

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov  gjatë aktit të ndarjes së mandatit për formimin me Qeverisë së re deklaroi se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar dhe se tani duhet përmbushur detyrimet kushtetuese.

“Pengesat për ndarjen e mandatit për formimin me qeverisë së re janë mënjanuar. Sot po i afrohemi përmbushjes së nenit 84 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja e cila ka shumicën në Kuvendin e RM-së, ka propozuar Zoran Zaev që të jetë kandidat të cilit do të ndahet mandati për formimin e Qeverisë së RM-së”, deklaroi Gjorge IVanov, president i shtetit.

Edhe  Zoran Zaev, u shpreh se pengesat për ndarjen e mandatit janë tejkaluar. Garancitë të cilat i dorëzoi me shkrim deri tek presidenti Ivanov, Zaev i bëri publike edhe për opinionin.

 

 

Të fundit