Flash News

KRYESORE

Zaev: Rajoni mund të bëjë përpara kur ne punojmë së bashku

Zaev: Rajoni mund të bëjë përpara kur ne punojmë

Nga Tirana kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u shpreh se vendi i tij do të mbështesë Shqipërinë, që të rikuperojë dëmet pas tërmetit të 26 nëntorit. Ai mendon se solidariteti i shteteve fqinje tregon një shembull të mirë të asaj që mund të bëjë rajoni kur bëhet bashkë.

” Vazhdon mbështetja e vazhdueshme për rimëkëmbjen nga tërmeti i Durrësit dhe vendbanimeve të tjera në Shqipëri. Në mbështetje të kësaj, sonte me kryeministrin Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, ne morëm pjesë në një koncert të arias klasike të operës në Tiranë të interpretuar nga artistët më të mirë të Operës Shqiptare.

Ngjarjet tragjike sjellin humbje të pariparueshme, por këto janë momentet kur miqësia dhe ndërlidhja midis popujve mund të shprehen më së miri.”, shkroi ai në Facebook.

Kreu i qeverisë maqedonase shtoi se koncerti i donatorëve për të zbutur efektet e tërmetit është vetëm fillimi dhe njoftimi i një bashkëpunimi të përbashkët për menaxhimin e fatkeqësive që do të trajtohet nesër si një shtyllë e re e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Bashkëpunimi i sinqertë dhe i përkushtuar i ekipeve të shpëtimit të të gjitha vendeve fqinje menjëherë pas tërmetit tragjik është një shenjë e fortë e asaj që rajoni ynë mund të bëjë kur ne punojmë së bashku.”, u shpreh Zaev.

Të fundit