Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Zaev shumë i emocionuar nga vizita e Tsipras në Shkup, e tepron me ‘selfie’-t
Aleksis Tsipras ndodhet në Shkup, në vizitën e parë të një kryeministri grek në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1991.
Ai është pritur me nderime të veçanta nga homologu Zoran Zaev, i cili nuk e ka fshehur për asnjë moment entuziazmin për këtë vizitë.
Tre herë e ka ndaluar Zaev Tsiprasin për të bërë ‘selfie’ me gazetarët dhe anëtarët e qeverive të të dyja vendeve, ndërkohë që aparatët e fotografëve punonin me shpejtësi për të fiksuar çdo lëvizje të zyrtarëve të lartë.
Kryeministri grek mbërriti në Shkup pas firmosje së marrëveshjes së Prespës, që i dha fund konfliktit shumë-vjeçar për cështjen e emrit.