Flash News

KRYESORE

Zaev zbulon premtimin e Ramës: Maqedonia do marrë port në Durrës

Zaev zbulon premtimin e Ramës: Maqedonia do marrë port në

Shqipëria do t’i japë Maqedonisë port në Durrës të cilin do ta shfrytëzojnë kompanitë nga Maqedonia për shkëmbim tregtar, ndërsa në të do të valojë edhe flamuri i Maqedonisë. Kryeministri Zoran Zaev tha se këtë ia ka premtuar homologu i tij shqiptar, Edi Rama.

Zaev një lajm të këtillë e kumtoi para afaristëve gjatë tribunës së sotme organizuar në Odën Ekonomike të Maqedonisë në të cilën kryeministri foli për përfitimet e Maqedonisë nga marrëveshja me Greqinë dhe integrimet euro-atlantike. Zaev tha se pas atij në Durrës synojnë që të hapin edhe një port në Bullgari, gjegjësisht në Detin e Zi.

“Ja për shembull, me kryeministrin e Shqipërisë kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valojë flamuri maqedonas dhe do të jetë pikërisht në shërbim të odave tona  dhe konkurrenca e tillë mund të ndikojë gjithsesi që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet që portet i ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë. Një nga çështjet që lidhemi kështu me Bullgarinë është që të kemi alternativën e tretë, përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve”, deklaroi Zaev.

Në tribunën e sotme, Zaev tha se përfitues më të mëdhej nga marrëveshja me Greqinë dhe ajo me Bullgarinë do të jenë afaristët dhe qytetarët.

Lëvizja e Ramës vjen në një moment të papritur duke pasur parasysh se në Nëntor të 2017-ës, iu premtua Kosovës. “Ne jemi të ndërgjegjshëm që ka më tepër për të bërë për të ardhmen dhe pikërisht kjo do të jetë edhe objekti i kësaj mbledhje. Në fushën e doganave, ne mendojmë që të ulim në maksimum lehtësirat, ato pengesat doganore. Kështu nga muaj janar do të bëhet funksional porti i Durrësit, si një pikë doganore e Kosovës, që do të thotë mallrat që vijnë nga bota e jashtme në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen tre kontrollit siç ka ndodhur deri tash, por do të ketë një kontrolle të vetëm në portin e Durrësit nga Dogana e Kosovës. Ky do të jetë një hap shumë i madh, jo thjesht në planin ekonomik për të lehtësuar disa tarifa që janë paguar deri sot, por edhe në planin kohor. Një mallë që vjen nga Kosova, Durrësi do të shikohet si një pikë e Kosovës, jo e Shqipërisë”, ka thënë ambasadori Minxhozi.

Të fundit