Flash News

KRYESORE

Zagani krahason përgjimet e Ramës me të Tahirit: KM-ja s’ka parë gjë akoma

Dritan Zagani, ish-shefi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë Fier, thotë se Edi Rama nuk do të preket shumë nga përgjimet e publikuara nga Bild. Zagani kujton propagandën që bëri Edi Rama në kohën kur dolën përgjimet për Saimir Tahirin, duke zbehur rëndësinë e tyre.

Megjithatë, Zagani, që ka fituar azil polik në Zvicër shprehet se kryeministri nuk ka parë asgjë akoma duke paralajmëruar kështu daljen e disa përgjimeve që do të kompomentojnë edhe më shumë kreun e qeverise.

“Nuk e besoj te preket shume KM-ja nga keto vjedhjet e votave. Mos harroni si u be kur dolen pergjimet per Sajen nga Italia. Ai arriti te kaloje pergjimet italiane per droge pa problem me propaganden e tije, jo keto qe si ka per gje hiç fare. Une keshtu mendoj...dhe per dreq me ka dale deri me sot ajo qe kam thene per kete moster dhe sektin e tij rilindje. Dhe megjitheate une them që: "Skeni parë gjë akoma”, shkruan Zagani në një postim në ‘Facebook.

Në përgjimet e publikuara nga Bild, Edi Rama i kërkontë llogari një drejtuesi në Ministrinë e Brendshme për votat në Dibër në zgjedhjet në zgjedhjet e vitit 2017.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/ysnoDq9w9pHNuGCyqtsK_17_964d35e0def9c9d1d716750ab470f1f2_video_360p_converted.mp4"][/video]

Të fundit