Flash News

KRYESORE

Zagani: Saimir Tahiri, sa herë vinte në Vlorë, hante drekë me Habilajt

Zagani:  Saimir Tahiri, sa herë vinte në Vlorë, hante drekë

Habilajt ishin më shumë sesa një grup i organizuar trafikantësh droge.  Siç organizohen grupet kriminale, në bazë të lidhjes së gjakut, lidhjeve familjare, dhe mbi bazën e rrethit të ngushtë shoqëror. Elementë, kontigjent krimi, të mirënjohur dhe kisha goxha informaicone për ta njohje profesinoale që në vitet 1998. Në 1997 droga ishte aktive dhe ata ishin të implikuar që nga ajo kohë. Biznesi legal i tyre kishte nisur që në vitin 2010, një biznes fruta – perime, me një kamion, drejt Italisë. Me një kamion të lodhur bënin dy rrugë në muaj dhe bënin jetë përrallore. Kishte plot biznesmenë të ndershëm që fiton pak e aspak.

Ata kishin një lidhje farefisnore. E kam mësuar rastësisht. Kur mora vesh se një gomone ngjyrë gri ishte në pronësi të Saimir Tahirit. Këta janë kushërinj të tij dhe ia mbajnë”. Sa herë vinte Saimir Tahiri në Vlorë hante drekë me ta.

Gjatë gjithë kohës që kam punuar në Vlorë, isha pikë kontakte me të gjitha policitë fqinje. Në të gjitha takimet unë isha oficeri i kontaktit, i drejtëpërdrejtë me ta. Duke qenë në këto kushte, isha pika e parë e lidhjes me “Guuarsda di Finanzian”. Me sa di unë në atë kohë nuk kishte raste konkrete hetimi me ta. Nuk jam përplasur e as nuk jam kërcënuar me ta.

 

Të fundit