Flash News

KRYESORE

Zajmina Vasjari tregon në emision për marrëdhënien me vajzat e bashkëshortit

Zajmina Vasjari tregon në emision për marrëdhënien me vajzat

Zajmina Vasjari është bërë nënë për herë të parë para disa muajsh. Vogëlushja e saj me emrin Khloe, është tashmë e njohur dhe për publikun shqiptarë pasi mami Zaji e poston shpesh në profilin e saj në Instagram.

Por Zajmina na surprizoi të gjithëvë kur postoi një foto në Instagram të dy vajzave të bashkëshortit të saj, Klodianit, teksa po kalonin kohë me motrën e tyre të vogël.

E pyetur sot në emisionin e mëngjesit në “Wake up”, Zajmina është shprehur duke thënë:

"Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të bukur. Ato janë vajzat e bashkëshortit tim, por janë edhe gjaku i vajzës sime dhe motrat e saj. Ato janë pjesë e familjes dhe janë dy vajza të mrekullueshme. Unë nuk kam dashur t’i bëj publike sepse sot mund të aludohet shumë. Unë kam pasur edhe shumë mesazhe jo shumë të këndshme rreth kësaj teme, prandaj dua që privatësia e jetës së tyre të jetë larg vëmendjes së mediave. Me ardhjen në jetë të Khloes ato janë shumë pranë me njëra-tjetrën edhe pse gocat jetojnë jashtë vendit."

Të fundit