Flash News

KRYESORE

Zakonet e përditshme që prishin dhëmbët

Përtypja e akullit

Duke qenë se akulli nuk ka sheqer dhe është thjesht ujë i ngrirë, mendojmë se është i padëmshëm. Por përtypja fortë e akullit mund të dëmtojë dhëmbin tuaj, duke shkaktuar kështu dhimbje. Ushqimet e ftohta dhe të nxehta mund të shkaktojnë dhimbje të forta dhe të vazhdueshme të dhëmbit. Prandaj, në vend të akullit ju rekomandojmë të konsumoni një çamçakëz pa sheqer.

Luajtja e sporteve pa mbrojtësen e dhëmbëve/ këllëfin mbrojtës të dhëmbëve

Nuk ka rëndësi nëse luani futboll, hokej apo çfarëdolloj sporti tjetër, gjithmonë përdorni këllëf për mbrojtjen e dhëmbëve. Është një copë plastike që mbron pjesën e sipërme të dhëmbëve. Pa atë dhëmbët tuaj mund të dëmtohen (ciflosen) ose mund edhe të bien nëse loja bëhet shumë e nxehtë. Këllëfin mbrojtës të dhëmbëve mund ta blini ose ta porositni tek dentisti.

Ushqimi para gjumit

Nuk është asnjëherë herët të mbroni dhëmbët tuaj. Dhënia e një shishe qumështi apo lëng frutash foshnjës para gjumit mund të sjellë prishjen e dhëmbëve të rinj. Fëmija mund të mësohet ta zërë gjumi me një shishe qumështi në gojë, duke shkaktuar kështu “larjen” e dhëmbëve me sheqer gjatë natës. Ajo që duhet të bëni është të lini jashtë krevatit të të voglit tuaj shishen e qumështit.

Pirsi në gjuhë

Pirsi në gjuhë mund të jetë shumë trend-i, por kafshimi i tij nga dhëmbët mund të shkaktojë dëmtimin e tyre. Të njëjtin rrezik shfaq edhe pirsi në buzë. Fërkimi i metalit me mishrat e dhëmbëve mund të sjellë dhe rënien e dhëmbit. Goja është parajsa e baktereve, prandaj pirsi rrit rrezikshmërinë e prekjes nga infeksionet dhe plagët. Gjithashtu, gjatë vendosjes së pirsit në gjuhë mund të dëmtohet ena e gjakut duke shkaktuar kështu gjakderdhje.

Kërcitja e dhëmbëve (bruksizmi)

Kërcitja e dhëmbëve apo shtrëngimi i tyre (bruksizmi), mund të sjellë erozionin e dhëmbëve me kalimin e kohës. Studime të fundit kanë treguar se kërcitja e dhëmbëve natën është e lidhur ngushtë me tensionin emocional dhe stresin e akumuluar gjatë ditës. Kjo e vështirëson mbajtjen nën kontroll. Shmangia e konsumimit të ushqimeve të forta gjatë ditës mund të lehtësojë dhimbjen dhe dëmtimin nga ky ves. Përdorimi i një kllufi gjatë natës mund të parandalojë kërcëllitjen e dhëmbëve.

Karamelet kundër kollës

Fakti që karamelet kundër kollës shiten në farmaci apo në seksionin e produkteve mjekësore, nuk do të thotë që janë të shëndetshme. Pjesa më e madhe e tyre kanë përbërje të lartë të sheqerit. Prandaj, pas qetësimit të fytit me këto karamele, sigurohuni të lani dhëmbët, pasi bakteret në pllakën e dhëmbëve kthen sheqerin në acid, duke zhveshur kështu smaltin e dhëmbëve.

Karamele të ëmbla xhelatinë

Të gjithë produktet e ëmbla ndihmojnë në prishjen e dhëmbëve, por disa janë më të ashpra. Karamelet e ëmbla në formë xhelatine ngjiten në dhëmbë duke mbajtur sheqerin dhe aciditetet në kontakt me smaltin e dhëmbëve. Nëse nuk qëndroni pa i konsumuar, atëherë konsumojini ato gjatë vakteve dhe jo mesvakteve.

Pijet me gaz

Produktet e ëmbla nuk janë të vetmit fajtor kur bëhet fjalë për sheqer të shtuar. Pijet me gaz  kanë 11 lugë çaj sheqer në një gotë. Ato përmbajnë edhe acid citrik dhe fosforik, të cilat dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Pijet dietike mund të mos përmbajnë sheqer, por kanë përbërje të lartë të acideve si formë të ëmbëltuesve artificiale.

Hapja e objekteve me dhëmbë

Hapja e shishes apo një paketimi plastik më dhëmbë mund të jetë e lehtë në momente të caktuara, por që është shumë i dëmshëm për dhëmbët tuaj. Kjo për shkak se mund të çojë në krisjen apo dëmtimin e dhëmbëve. Prandaj, mbani pranë vetes gërshërë ose një hapëse shishesh, pasi dhëmbët janë vetëm për të përtypur ushqim.

Pijet sportive

Nuk ka asnjë dyshim që pijet e ftohta janë freskueset ideale pas aktivitetit fizik. Por këto pije kanë përbërje të lartë në sheqer. Ashtu si pijet energjetike apo ëmbëlsirat, edhe sheqernat në pijet e sportisteve shkaktojnë sulm ndaj smaltit nga acidet. Konsumimi i vazhdueshëm i tyre shkakton erozion. Mënyra më e mirë e dehidratimit pas ushtrimeve është konsumimi i ujit natyral pa sheqer dhe pa kalori.

Lëngjet e frutave

Lëngjet e frutave janë të pasura me vitamina dhe antioksidues, por fatkeqësisht dhe më sheqer. Ajo mund të krahasohet me pijet energjetike. Frutat janë të ëmbla, prandaj kërkoni për lëngje që nuk kanë sheqer të shtuar. Mund ta minimizoni përmbajtjen e sheqerit te lëngjet e frutave duke i shtuar pak ujë.

Kafshimi i lapsave

Shpeshherë e gjejmë veten duke kafshuar apo luajtur me lapsin teksa po punojmë apo studiojmë. Por edhe ky zakon, ashtu si akulli, mund të çoj[ në plasaritjen e dhëmbëve. Çamçakëzi pa sheqer është opsioni më i mirë pasi ndihmon me sekretimin e pështymës, e cila forcon dhëmbët dhe i mbron nga acidi që dëmton smaltin.

Konsumimi i kafesë

Ngjyra e errët e kafesë dhe aciditeti mund të shkaktojnë veshjen e smaltin me ngjyrë të verdhë me kalimin e kohës. Fatmirësisht, është një nga njollat më të lehta e cila mund të trajtohet me metoda të ndryshme të zbardhjes. Konsultohuni me dentistin tuaj nëse ju shqetëson ngjyrimi i dhëmbëve.

Duhanpirja

Cigarja, ashtu si produktet e tjera të duhanit, mund të ngjyrosin dhëmbët dhe të shkaktojnë rënien e tyre si rezultat i sëmundjes së mishrave të dhëmbëve. Gjithashtu duhanpirja shkakton kancer të gojës. Nëse kërkoni një tjetër motivim për lënien e duhanit, atëherë mendoni për buzëqeshjen tuaj.

Konsumimi i verës së kuqe

Aciditeti në verën e kuqe zhvesh smaltin e dhëmbëve, duke krijuar hapësira të cilat e bëjnë dhëmbin më të prekshëm ndaj çngjyrosjes. Vera e kuqe përmban një pigment të fortë të quajtur kromogjen dhe tanin, të cilat ndihmojnë në vendosjen e ngjyrës në dhëmbë. Ky kombinim e bën më të lehtë që ngjyra e kuqe e verës të qëndrojë, ndonëse keni kohë që keni konsumuar atë.

Konsumimi i verës se bardhë

Ju mendoni që vera e bardhë nuk ka të njëjtin efekt si e kuqja. Por aciditeti që ajo përmban dobëson smaltin, duke e lënë të pa mbrojtur nga ngjyrosja e pijeve të tjera, siç mund të jetë kafeja. Ajo që duhet të bëni është të konsumoni një gotë me ujë ose larja e dhëmbëve kur është e mundur për të luftuar efektet e verës së kuqe dhe të bardhë.

Të fundit