Flash News

KRYESORE

Zakoni i keq e kafshimit të thonjve, cilat janë rreziqet

Zakoni i keq e kafshimit të thonjve, cilat janë rreziqet

Njerëzit zakonisht i kafshojnë thonjtë kur janë në gjendje stresi, mërzie, nervash, vetmie dhe ankthi. Sipas ekspertëve, rreth 60% e fëmijëve i kafshojnë thonjtë herë pas here, dhe me hyrjen në adoleshencë kjo shifër zbret në 45%. Përqindja e njerëzve që kafshojnë thonjtë ulet me rritjen e moshës së tyre.

Sidoqoftë, ka edhe persona të rritur që nuk kanë mundur të heqin dorë nga ky zakon. Duke qenë se ky veprim kthehet në zakon, personat që e kryejnë atë nuk e vënë re dhe nuk e konsiderojnë si problem. Ja disa nga rreziqet e këtij zakoni të keq:

Ka mikrobe të vendosura thellë në thonj.

Kur i kafshoni gishtat, ata bëhen një vendqëndrim më i mirë për bakteret.

Ju dëmtohen dhëmbët.

Rriten shanset që të përtypeni edhe në gjumë, dhe kjo dëmton shumë keq dhëmballët.

Personat që kanë vendosur tela dhëmbësh rrezikojnë t’i dëmtojnë ato.

Mund të irritojë mishrat e dhëmbëve.

Shkakton erë të keqe goje.

Thonjtë mund të krijojnë qelb.

Ngrënia e thonjve mund të shkaktojë SST.

Mund të helmoheni nga manikyri pasi është vërtet ti rrezikshëm.

Mund t’i dëmtoni aq shumë thonjtë tuaj saqë ata mund të mos rriten.

Të fundit