Flash News

KRYESORE

Zaloshnja: Një koalicion solid opozitar i fiton zgjedhjet përballë Partisë Socialiste

Zaloshnja: Një koalicion solid opozitar i fiton zgjedhjet

Analisti Eduard Zaloshnja shprehet se partitë opozitare, nëse bashkohen në një koalicion solid, mund t’i fitojnë zgjedhjet përballë Partisë Socialiste. Ai i referohet edhe zgjedhjeve të vitit 2017-të kur ndonëse PS fitoi 74 mandate, mori vetëm 48.5% të votës popullore.

“Po, a është vërtetë e pamundur fitorja e opozitës ndaj Ramës në zgjedhje? Pavarësisht se PS-ja siguroi 74 mandate në zgjedhjet e vjetshme, ajo mori vetëm 48.5% të votës popullore. Ishte marrëveshja e 18 majit (që Zoti e di pse e pranoi Basha), e cila i dha mundësinë PS-së të garonte e vetme kundër të gjitha partive, ndërkohë që këto të fundit nuk kishin më kohë të formonin një koalicion të përbashkët parazgjedhor. Në qoftë se PD-ja, PR-ja LSI-ja, PDIU-ja, LIBRA etj. do të kishin krijuar një koalicion të madh parazgjedhor, PS-ja nuk do të kishte fituar dot më shumë se 69 mandate”, shkruan Zaloshnja për ‘AFP’.

Zaloshnja thekson partitë opozitare përfaqësojnë 900 mijë vota në Shqipëri, ndërsa partia e Edi Ramës rreth 820 mijë.

“Duke marrë në konsideratë sa më sipër, mund të thuhet se rezervuari i mundshëm i votave të një koalicioni të madh të të gjitha partive opozitare, është rreth 900 mijë. Ndërsa rezervuari i votave të PS-së (bazuar në votat që u numëruan vjet për të dhe deputetët aleatë të saj), është rreth 820 mijë. Me fjalë të tjera, në qoftë se të gjitha partitë opozitare bashkohen në një koalicion solid, kanë gjasa t'i fitojnë zgjedhjet përballë PS-së së vetme, edhe pse Rama mund të vazhdojë të jetë kryeministër”, shkruan analisti.

Sipas Zaloshnjes, e rëndësishme është që partitë opozitare të mos kenë dyshime ndaj njëra-tjetrës në zgjedhjet lokale dhe të mos punojnë kundër interesit të përbashkët.

‘Koalicioni i fitores’ i Bashës: Me LSI, PDIU dhe PBDNJ merr 41 bashki; bashkë me Tiranën e Durrësin

Të fundit