KRYESORE

"Zanafilla e vrasjeve në Elbasan janë 50 kg kokainë të humbura në Londër", Artan Hoxha zbardh detaje pas atentatit ndaj Bujar Çelës

"Zanafilla e vrasjeve në Elbasan janë 50 kg kokainë të

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga atentati i disa ditëve më parë në Elbasan, ku humbi jetën Bujar Çela, vëllai i të kërkuarit Talo Çela.

I ftuar në “Opinion”, gazetari investigativ theksoi se zanafilla e gjithë këtij konflikti janë 50 kilogramë kokainë të humbura në Londër. Në këtë mënyrë nis përplasja mes grupeve kriminale, e cila la 3 persona të vrarë në dhjetor të vitit 2018 në Bradashesh, e për të vijuar më pas në vrasjen e Bujar Çelës pak ditë më parë në Elbasan.

“Kemi të bëjmë me një 50 kilogramsh kokaine që ka humbur në Londër. Dyshimi është që e ka marrë një grup tjetër në Elbasan. Këtu është e gjithë zanafilla e kësaj historie. Kemi 3 të vrarët në Bradashesh, Endrit Dylgjeri, xhaxhai i vet dhe shtetasi turk. Kemi dy vëllezër që sapo kishin dalë nga burgu në Itali që iu bë atentat. Pastaj kemi një atentat një i ri Peqini. Pastaj një vrasje në Durrës. Janë nga ato vrasjet që unë thosha që autorët nuk e djegin makinën po i shpërbënin makinat. Grupi rival pyeti ku shpërbëhen makinat dhe zbërtheheshin në Durrës. Gjatë këtij viti brenda 3 muajve të parë kemi 2 vrasje, kemi vëllezërit Haxhia që kishin servis dhe para dy vëllezërve Haxhia edhe dy të tjerë që kishin servis. Mbasi u vranë këta në Elbasan kemi dy vrasje të tjera, ku u kapën dy persona ku njëri nga ata dyshohet që ka bashkëpunuar me hetimin. dhe ndodhi vrasja tjetër ku u vra një i pafajshëm vëllai i një personi në kërkim, vëllai i Talo Çelës”, tha Hoxha.

Për vrasjet e ndodhura në Elbasan është arrestuar Erion Alibej, i vëllai i Endrit Dylgjerit. Ai dyshohet për vrasjen e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt dhe Bujar Çelës.

Ditari politik

Të fundit