Flash News

KRYESORE

Zbardhen detaje të ceremonisë ku Nishani do të dorëzojë detyrën te Meta

Zbardhen detaje të ceremonisë ku Nishani do të dorëzojë

Në prag të datës 24 korrik kur Ilir Meta të marrë detyrën si Presidenti i ri i republikës së Shqipërisë, në oborrin e Presidencës kanë nisur përgatitjet për ceremonialin në zbatim të protokollit shtetëror.

Sipas këtij të fundit në orën 18:00 të ditës së hënë, Presidenti ilir Meta mbërrin në hyrjen kryesore të Kuvendit, ku në atë moment del për ta përshëndetur kryetari i Kuvendit , i cili si për ironi është vet ai. Mbasi përshëndeten hyjnë përmes sallës dhe zënë vend në podium. Kryetari i Kuvendit fton Presidentin e ri të bëjë betimin, ndërsa të gjithë të pranishmit janë të ulur nëpër vendet e tyre. Kryetari i Kuvendit fton më pas Presidentin të marrë fjalën përshëndetëse para Kuvendit. BallkanWeb

Të fundit