Flash News

KRYESORE

Zbardhen detaje të reja nga atentati ndaj Marklen Hakës, halla u prishi planet autorëve

Zbardhen detaje të reja nga atentati ndaj Marklen Hakës, halla u

Grupi hetimor ka zbuluar detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj Marklen Hakës në mbrëmjen e 21 shtatorit. Dyshohet se autorët kanë qëndruar të paktën dy ditë në zonën e Niklës.

Burime nga grupi hetimor konfirmuan për ‘ABC Neës’ se pranë një kanali në afërsi të vilës së familjes Haka, policia kriminale ka gjetur bishta cigaresh dhe doreza, të cilat i janë dërguar Laboratorit të Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar.

Përgjigjet e ekzaminimit pritet të zbulojnë edhe identitetin e autorëve të mundshëm të ngjarjes. Një nga pistat në të cilat po punohet është edhe ajo e hakmarrjes.

Dyshohet se, autorët kishin si qëllim ta merrnin peng Marklen Hakën, por planet u prishën pasi kanë hasur tek porta e jashtme e oborrit hallën e 28-vjeçarit, Shpresa Basha. Dyshohet se kjo e fundit ka mundur të zbulojë autorët duke njoftuar nipin e saj, i cili ishte në oborr. 50-vjeçarja humbi jetën nga një plumb në trup, ndërsa i plagosur në krah mbeti edhe objektivi, Marklen Haka.

Policia dyshon se, autorët kishin mundur të hynin në thellësi të fshatit Zezë nëpërmjet informatorëve të tyre, duke mos u diktuar në zonë. Madje banorët kanë deklaruar në polici se, pak para se të ndodhte plagosja e 28-vjeçarit, Haka, pranë urës ishin parë disa lëvizje automjetesh e njerëz të panjohur.

Nga veprimet dhe mënyrë se si organizuan atentatit, autorët dyshohen se ishin vrasës me pagesë. Ata e njihnin mirë terrenin pasi, nuk janë larguar nga rrugë kryesore automobilistike por, kanë zgjedhur rrugën dytësore të fshatit Zezë, duke humbur edhe gjurmët. Në vendngjarje u sekuestruan mbi 100 gëzhoja të qëlluara armë automatike nga dy drejtime të ndryshme. Marklen Haka ka qenë edhe më herët i skeduar nga policia për vrasje, armëmbajtje pa leje si edhe posedim të lëndëve plasëse, por akuzat më të rënda ndaj tij u rrëzon në gjykatë, duke fituar lirinë.

Të fundit