Flash News

KRYESORE

Zbardhen emrat e dy shqiptarëve që trafikuan 800 kg marijuana në Itali

Me akuzën e trafikut të drogës e armëmbajtjes pa leje Policia financiare italiane ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.7 persona në kaudër të operacionit të koduar “Sperem”. Mes të arrestuarve janë 5 korrierë shqiptarë droge. Operacioni ka nisur hetimet në vitin 2016 i shtrirë në provincat e Komos, Milanos e Moza Brianza, duke çuar në sekuestrimin e rreth 800 kg marijaunë, 3 kg kokainë, e dy pistoleta njëra prej të cilave e modelit TOKAREV TT3 që i përkiste dikur Ushtrisë së kuqe ruse. Në kuadër të këtij operacioni janë vënë nën sekuestrim dhe 2 apartamente e 5 llogari bankare. Sipas financës italiane, vlera e drogës së sekuestruar do të kapërcente 2 milionë e gjysmë euro përfitim.

Të arrestuarit  janë B.B, shqiptar 36 vjec, banues në Albavilla (CO), V.M., shqiptar di 32 vjec, banues në Inverigo (CO), R.B. di 34 vjec banues në Komo, M.S, italian 38 vjec, banues në Veduggio Con Colzano (MB), X.B., shqiptar 42 vjec, E. R., shqiptar 30 vjec, B. B, nga Mali i zi 27 vjec.

 Në videon e operacionit të shpërndarë nga Financa italiane identifikohen emri e fotot e dy prej shqiptarëve të arrestuar. Ata quhen Bledar Bejleri e Bujar Xhezo e shfaqen në videon e policisë ndërsa hapin një nga garazhet e shërbyer për magazinë droge. Në përgjimet ambientale të financës italiane, Bledar Bejleri është duke çmontuar një nga makinat e shërbyera për transportimin e drogës i ndihmuar në telefon nga mekaniku që ka modifikuar makinën me një vend fshehtë enkas për të trafikuar lëndën narkotike. Droga mbërrinte në rrugë detare në brigjet e Lecces në Itali e më pas transportohej me automjete drejt Veriut të Italisë. Ndërsa shqiptari Bujar Xhezo 42 vjeç është arrestuar në flagrancë ndërsa transportonte me automjet lëndën narkotike të tipit marijuanë.

Të fundit