Flash News

KRYESORE

Zbardhen emrat, këta janë deputetët e PS që do të mbrojnë në komision Saimir Tahirin

Zbardhen emrat, këta janë deputetët e PS që do të

Janë zbardhur emrat e deputetëve të Partisë Socialiste që janë përzgjedhur për Komisionin Hetimor ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

‘News 24’ raporton deputetët socialistë në këtë komision do të jenë Ermonela Felaj, Paulin Stërkaj, Xhemal Qefalia, Bashkim Fino, Pjerin Ndreu dhe Klotida Ferhati. Felaj do të jetë nënkryetare e këtij komisioni që do drejtohet nga demokrati Edi Paloka.

Ndërkohë, ditë më parë, Politiko.al zbardhi emrat e deputetëve të opozitës në këtë komision, ata janë: Edi Paloka, Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi dhe Endrit Braimllari.

Të fundit