Flash News

KRYESORE

Zbardhen katër veprat penale për të cilat akuzohet Adriatik Llalla

Zbardhen katër veprat penale për të cilat akuzohet Adriatik

Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla po hetohet  nga Prokuroria e Durrësit.

"Panorama” mëson se se Llalla po hetohet për katër akuza nga Prokuroria e Durrësit. Organi i akuzës në qytetin bregdetar konfirmoi nisjen e procedimit penal ndaj Llallës në datën 15 mars 2018.

Veprat penale që rëndojnë mbi ish kryeprokurorin janë:

-“Refuzimi për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise , interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”;

- “Mosdeklarimit të shumave të të hollave në kufi”;

- “Pastrimit të produkteve të veprës penal “ dhe të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga nenet 257/a,  179/a,  287 dhe 248 të Kodit Penal.

-“Mosdeklarimit të shumave të të hollave në kufi”, çka ngre dyshime të forta se ish-Prokurori i Përgjithshëm mund të jetë ndaluar dhe kapur me një shumë të kosiderueshme në kufi.

Të fundit