Flash News

KRYESORE

Zbardhen pasuritë e Çapjave dhe Çelajve nga vilat te hotelet

Zbardhen pasuritë e Çapjave dhe Çelajve nga vilat te hotelet

Zbardhen pasuritë e dy familjeve më të përfolura në Elbasan, Çapja dhe Çelaj, për të cilat pritet të nisë verifikimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Report TV mëson se Policia e Shtetit dhe prokuroria do të nisin hetimet për vila, hotele, biznese, lokale dhe shumë pasuri të patundshme të tjera.

Në verifikim kanë kaluar pasuritë e Petrit Çelës, ku përfshihen Tregu Agro-Ushqimor, shtëpi, vila dhe dyqane në qytetin e Elbasanit.

Prokuroria e Krimeve të rënda dhe Policia e Shtetit pritet të nisë hetimet edhe për fisin Çapja për disa biznese, sipas dokumentit në fjalë, ku përfshihet: Kompleksi Univers në Elbasan, i cili është në pronësi të Ermira Çapia, Garden Hotel në Xibrakë në pronësi të Erion Mihallait.

Pasuritë e fisit Çapja

Kompleksi Univers

Hotel Garden

Pronat e Florenc Çapja

Lokalet e Bledar Muçës

Vila të Fejzullah Çapja

Makina luksoze të Enver Çapja

Prona të Ambri Sinakkolit

Prona të Vladimir Çapja

Prona të Erion Çapja

Prona të Sajmir Serjanit

Këto pasuri të fisit Çapja, sipas burimeve, janë të vendosura në qytetin e Elbasanit, në Pogradec, por edhe në qytete të tjerë, për të cilat po bëhet verifikim nëpërmjet Hipotekës.

Pasuritë e familjes Çela

Tregu Agro-Ushqimor

Shtëpi

Vila

Dyqane

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit