Flash News

KRYESORE

Zbardhen takimet e Presidentit Meta në vizitën e tij të parë në Itali

Zbardhen takimet e Presidentit Meta në vizitën e tij të parë

Siç është bërë e ditur një ditë më parë, në datat 11 dhe 12 shtator, Presidenti i ri i Shqipërisë z. Meta do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Itali. Sot është zbardhur axhenda e takimeve të presidentit Meta në Itali.

Kështu njoftohet se në datën 11 shtator do të pritet në pallatin qeveritar të Quirinales nga Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella.

Pasditen e së hënës do të takohet me kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian, znj. Laura Boldrini, ndërsa më datë 12 shtator ai do të takohet dhe me Kryetarin e Dhomës së Senatit z Pietro Grasso.

Presidenti i ri i Shqipërisë ka zgjedhur të nisë turin e vizitave të tij institucionale jashtë vendit pikërisht me Italinë, partnerin strategjik të Shqipërisë në rrugëtimin europian.

Në fokusin e takimeve pritet të jenë bashkëpunimi mes dy vendeve, integrimi i Shqipërisë në BE, si dhe tema të rëndësishme të aktualitetit, si lufta kundër terrorizmit, lufta kundër krimit të organizuar etj.

Të fundit