Flash News

KRYESORE

Zbardhet autopsia, çfarë e shkaktoi vdekjen e 25 vjeçares lehonë në Elbasan

Zbardhet autopsia, çfarë e shkaktoi vdekjen e 25 vjeçares

Janë zbardhur përfundimet e autopsisë të trupit të 25 vjeçares Rexhina Debrova, e cila humbi jetën pas solli në jetë fëmijën e parë. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në spitalin e Elbasanit.

Sipas ‘Fax News’, vdekja e 25 vjeçares ka ardhur si pasojë e koagulimit. Koagulimi është një mpiksje gjaku, e cila e bën këtë të fundit të trashë deri sa thahet përfundimisht.

Për pasojë nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në mjekësi koagulimi është i rrallë, por më i shpeshtë te ndërhyrjet gjatë lindjes.

Për vdekjen e 25 vjeçares janë arrestuar Nikollaq Thano, mjek reanimator dhe Mehmet Ibaj, kardiolog, të cilët janë akuzuar nga familjarët e viktimës.

Gjithashtu për ngjarjen janë thirrur të dëshmojnë edhe dy infermiere që asistuan në lindje si dhe gjinekologu Ardjan Kadaifçiu.

Të fundit