Flash News

KRYESORE

Zbardhet dëshmia e autorit që vrau të riun në ‘Astir’: Më shau nga nëna

Zbardhet dëshmia e autorit që vrau të riun në

Zbardhet dëshmia e Noel Dishit, autori i cili u vetëdorëzua në polici pak ditë pasi qëlloi për vdekje 28-vjeçarin Vilson Tafçiu.

Ngjarja ndodhi pranë një lokali në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë, kur autori e ka qëlluar në një distancë të afërt të riun, me të cilin ishin shokë prej vitesh.

Gjatë dëshmisë së tij para oficerëve të policisë, Disha ka deklaruar nuk ka patur si qëllim ekzekutimin e tij, por sipas tij është ndjerë shumë i ofenduar sepse e ka sharë nga nëna.

“Për shkak të raporteve që kisha me Vilsonin u ndjeva shumë i ofenduar që ai të më shajë nga nëna. E qëllova me armë, pasi lëviz gjithmonë me armë me vete, por jam penduar për krimin”, ka deklaruar Noel Disha.

Presion nga policia dhe familjarët, dorëzohet në polici autori i vrasjes së 28-vjeçarit në Astir

Të fundit