Flash News

KRYESORE

Zbardhet dëshmia e dëshmitarit të vrasjes së Devi Kasmit: Autori i vrasjes me mjekër dhe kapuç të zi

Zbardhet dëshmia e dëshmitarit të vrasjes së Devi Kasmit:

Dëshmia e Mario Meshinit, personit i cili u ndodh në ngjarje në momentin e vrasjes së Devi Kasmit tre ditë më parë në kryeqytet, pritet të jetë një ndihmë e fortë për hetimet e policisë pasi ai ka zbuluar detaje të pamjes fizike të vrasësit.

Meshini ka dëshmuar në polici se e njeh Kasmin prej 7 muajsh pasi i ka prezantuar kunati i tij.

“Me Devi Kasmin na bashkonte pasioni për palestrën. Vrasësi ka qenë mbi 180cm i gjatë dhe me shumë mjekër. Ka pasur në kokë një kapuç të zi dhe të palosur te balli. Drejtuesin e motorrit me të cilin u larguan autorët nuk e pashë”, rrëfen ai.

Sipas Meshinit, vrasja ka ndodhur përpara se ai të takohej me Devin dhe viktima është qëlluar pas shpine sapo ka dalë nga makina, pa patur asnjë dialog me vrasësin.

“Në momentin që u qëllua Kasmi, unë ngrita duart lart dhe thashë se nuki kisha lidhje me të. Pastaj autori u largua me vrap drejt motorit”, rrëfen Mario.

Më tej ai shton se u largua nga vendngjarja pa prekur asgjë.

Një ditë më parë, gazetari Artan Hoxha tha në “News 24”, se mesazhi i gjetur në në celularin e viktimës ka bërë që të identifikohet shtetasi Mario Meshini, i cili u arrestua nga policia pas ngjarjes.

Sipas mesazheve ka qenë pikërisht Meshini i cili i ka kërkuar Kasmit të dalë nga banesa dhe nga ky moment janë vënë në lëvizje autorët e krimit të cilët janë afruar me një motorr.

Njëri prej tyre ka qëlluar Devi Kasmin, i cili nuk ka mundur të nxjerrë armën e tij, pasi lëvizte i armatosur.

Të fundit