Flash News

KRYESORE

Zbardhet dëshmia e Rexhep Rrajës në polici, flet për debatin me Xhisielën në trafik

Zbardhet dëshmia e Rexhep Rrajës në polici, flet për debatin

Zbardhet dëshmia djalit të deputetit të deputetit të PS, Rexhep Rraja në komisariatin e policisë, kur u thirr për të dhënë dëshminë e tij para se të ekzekutohej masa e arrestimit të tij më 29 korrik, ndërsa një ditë më parë u vu në pranga në Rinas.

Sipas ‘News 24’, ai ka deklaruar se me vajzën njihej prej disa vitesh dhe se ka debatuar vetëm një herë  në trafik.

Po ashtu, ai ka hedhur poshtë pretendimet e ish-të dashurës së tij, Xhisiela Maloku se e ka telefonuar herë pas here me numra të ndryshëm.

“Nuk kam lidhje me dëmtimet në trupin e Xhisielës”, mësohet të ketë deklaruar Rexhep Rraja, ndërsa Prokuroria ka dyshime se ai është autor i veprës së dhunës.

Nga ana tjetër, ekspertiza ka dalë në përfundimin se Xhisiela është dhunuar fizikisht, madje duke e bërë atë të paaftë për punë për 9 ditë.

Rexhep Rraja akuzohet zyrtarisht vetëm për akuzën e 'përndjekjes'.

Nga ana tjetër, Xhisiela në kallëzimin e saj në 23 korrik ka pohuar përndjekjen, se është kërcënuar me armë dhe se është dhunuar me shqelma e cigare të ndezur.

Më 30 korrik, Xhisielës i është marrë sërish dëshmia në Durrës, pasi sipas saj ish-oficeri Gentjan Çitozi shkroi detaje që i lehtësonin pozitën e djalit të deputetit.

Të fundit