Flash News

KRYESORE

Zbardhet dëshmia e rojës, si u grabit kasaforta e kantinës së ministrit Lefter Koka

Zbardhet dëshmia e rojës, si u grabit kasaforta e kantinës

Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë mundur të neutralizojnë rojën e kantinës së verës “Gjergj Kastrioti”, biznes i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe më pas grabitën një kasafortë me rreth 600 mijë lekë brenda dhe një mjet tip furgon, me të cilin u larguan nga vendi i ngjarjes.

 Burime nga Policia thanë se kanë qenë tre persona të maskuar që kanë lidhur rojën dhe kanë hyrë në ambientet e kantinës. Në kasafortë ndodheshin dy mijë euro dhe treqind mijë lekë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Rrashbull të Durrësit.

Sipas ‘Panorama’ roja ka deklaruar në polici se nuk i ka njohur autorët, pasi ata kanë qenë të maskuar. Ai është shprehur se personat kanë behur rreth orës 04:00 dhe e kanë lidhur me qëllim që të kishin mundësi të vepronin lirisht. Pasi nuk kanë arritur dot të hapnin kasafortën, shtetasit e përfshirë në këtë krim e kanë marrë atë me vete, duke e ngarkuar në një nga furgonët e kantinës dhe më pas janë larguar. Ndërkohë nuk konfirmohet nëse çelësat janë lënë në furgon, apo nëse ata i kanë gjetur në ambientet e kantinës. Policia nuk përjashtoi dyshimin për një bashkëpunim të brendshëm mes punonjësve, por kjo do të hetohet. Ndërkaq, po shihen edhe kamerat e sigurisë, të cilat mund të ndihmojnë për identifikimin e autorëve. Gjithashtu, janë kryer veprime edhe në mjetin furgon, nga ku autorët mund të kenë lënë gjurmë.

Të fundit