Flash News

KRYESORE

Zbardhet dëshmia e taksistit që dërgoi në spital Ervis Martinajn

Zbardhet dëshmia e taksistit që dërgoi në spital Ervis

Në emisionin “Open” është zbardhur edhe dëshmia e taksistit që ka shoqëruar Ervis Martinajn në spital mbrëmjen e 4 tetorit.

Në procesverbalin e publikuar në emision, thuhet se shoferi deklaron se rreth orës 23:00 ka shoqëruar për në spital një person i cili as nuk e ka paguar për shërbimin që ka marrë, ndërsa më pas ka vënë re se sedilja e taksisë ishte e njollosur me gjak.

“I është marrë deklarim në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Mariglen Andrea, i cili ndër të tjera deklaron se punon si taksist. Rreth orës 23:00, ka qenë i parkuar në afërsi të lokalit ku ka ndodhur ngjarja, dhe aty e ka kërkuar një klient duke i kërkuar të shkonin në Spitalin Ushtarak. Pasi kanë mbërritur aty klienti ka dalë nga makina dhe nuk ka bërë pagesën. Gjatë rrugës nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me njëri-tjetrin, dhe në momentin që klienti është larguar ai ka vënë re se sedilja ku ishte ulur ishte e njollosur me gjak”, – thuhej në procesverbalin në fjalë.

Të fundit