Flash News

KRYESORE

Zbardhet ekspertiza mjekësore, çfarë shkaktoi vdekjen e gazetares Adelajda Xhamani

Zbardhet ekspertiza mjekësore, çfarë shkaktoi vdekjen e

6 javë pas ndarjes nga jeta të gazetares Adelajda Xhamani mjekët ligjorë kanë përcaktuar shkakun në një raport përfundimtar.

Sipas mjekëve shkak i vdekjes është infarkti kongjestiv në zemër. Kjo ka ardhur për shkak të një sëmundje të rrallë e quajtur kardiomiopati, që prek muskulin e zemrës duke dëmtuar strukturën e barkusheve, shkruan Panorama . Sipas mjekëve kjo ka sjellë mosfunksionimin e zemrës së 31-vjeçares.

Në rastin e Adelës, mjekët ligjorë thonë se mostrajtimi i kësaj sëmundje ka sjellë infarkt kongjestiv që do të thotë dështim i plotë i muskulit.

Nga ana tjetër ata dyshojnë se kjo sëmundje mund të jetë gjenetike, ndërsa për faktin se ajo nuk ishte diagnostikuar më parë mjekët nuk përjashtojnë mundësinë se kardiomiopatia në këtë rast mund të ketë qenë idiopatike. Në këtë rast shkaqet e sëmundjes janë pothuajse të pamundura për t’u përcaktuar me saktësi. 

Të fundit