Flash News

KRYESORE

Zbardhet letra që Spanja i ka dërguar Brukselit: Kosova të përjashtohet nga plani i zgjerimit të BE-së

Zbardhet letra që Spanja i ka dërguar Brukselit: Kosova të

Spanja është pozicionuar për herë të parëkundër përfshirjes së Republikës së Kosovës në planin e Komisionit Europian për zgjerimin e BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

‘Euobserver’ raporton se në letrën e informale që Ministria e Jashtme e Spanjës ka dërguar në Komisionin Europian thuhet: “Koncepti i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ‘WB6’ nuk përputhet me dinamikat e zgjerimit. Kosova nuk është pjesë e procesit të zgjerimit dhe ka kornizën e saj të diferencuar.”

Ministria spanjolle shprehet se Komisioni duhet “të bëjë një dallim të qartë midis procesit të zgjerimit dhe strategjisë politike të BE-së për rajonin”.

Gjithashtu, në letër paralajmërohet se kundërshtimi i Serbisë për të njohur Kosovën tregon se “zgjerimi nuk është një instrument për parandalimin e konfliktit”.

“Në rastin e Ballkanit, logjika politike e zgjerimit nuk duhet të shtrembërohet nga konsideratat taktike”, thuhet në qëndrimin e Madridit kundër Prishtinës.

Më 6 shkurt, Komisioni Europian do të publikojë strategjinë që ka për Ballkanin Perëndimor. Aty parashikohet të jepet miratimi që Serbia dhe Mali i Zi të anëtarësohen në BE deri në vitin 2025, nëse plotësojë kriteret, ndërsa përcakton prespektivën e shteteve të tjera, Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës.

Megjithatë, zëdhënësja e komisionit, Maja Kocijancic deklaroi se letra informale e Spanjës nuk do të ndikojë në dokumentin final, gjithsesi, shtetet anëtare kanë të drejtë të propozojnë ndryshime për strategjinë ndaj Ballkanit Perëndimor.

Spanja, Greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por ndryshe nga Madridi, që vuan frikën e Katalonjës, katër shtetet e tjera e mbështesin procesin e anëtarësimit të Kosovës.

Të fundit