Flash News

KRYESORE

Zbardhet lista e plotë e propozimeve të PD për kandidatë për deputetë në Shkodër; 11 emrat më të lakuar

Zbardhet lista e plotë e propozimeve të PD për kandidatë

Zbardhet lista e plotë e propozimeve të Partisë Demokratike për kandidatë për deputetë e kryetar bashkie në Shkodër. Në listën zyrtare të përbërë nga 150 emra në total, të propozuar nga baza, 11 janë ndër më të “kërkuarit” në më shumë se 20 grupseksione nga 38 që ka PD në Shkodër.

Më poshtë lista e këtyre personave sipas rendit alfabetik:

Arben Lushaj

Bardh Spahia (ish-deputet i PD)

Benardeta Syku (nënkryetare e FRPD)

Greta Bardeli  (nënkryetarja e PD-së Shkodër dhe ish kryetare e këshillit të qarkut)

Helidon Bushati ( ish-deputet i PD-së dhe aktualisht anëtar i Komisionit të Autoritetit të Konkurencës)

Izmira Ulqinaku (ish-deputete)

Ndoc Ashta

Ramiz Çobaj

Romeo Gurakuqi (ish-deputeti)

Voltana Ademi (kryetarja në detyrë e bashkisë Shkodër)

Xhemal Bushati (ish kryetari i këshillit bashkiak të Shkodrës)

Në listën e më të propozuarve mungon ish-deputeti dhe ish-kryetari i bashkisë, Lorenc Luka, por që është në listën e përgjithshme me 150 emra. Ndërsa, ajo çka bie në sy është se pjesë e kësaj liste nuk është fare Nard Ndoka. Mendohet se, ish-deputeti demokrat në Shkodër mund të jetë i propozuar në Vau Dejës apo Pukë, vende këto listat e cilave nuk kanë përfunduar ende.

Në listën totale me 150 propozime ka disa emra të cilët kanë tërhequr vëmendjen, si p.sh: Jozefina Topalli, ish deputete dhe ish kryetare e Parlamentit në 8 vite, por edhe ish-nënkryetare e PD dhe një prej zërave më kritik ndaj liderit demokrat, Lulzim Basha.

Po ashtu, emra të tjerë të propozuar që kanë tërhequr vëmendjen në Shkodër janë ish-deputeti i PD Aleksandër Biberaj, ish drejtori i policisë në Shkodër, Ahmet Premçi, mjeku Halim Kosova ish-deputet dhe njëherazi ish- kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, si dhe emri i Artan Brocit, ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë që u shkarkua nga Vettingu si dhe vëllai i martirit të demokracisë, Arben Brocit, i vrarë në 2 prill 1990.

Të fundit