Flash News

KRYESORE

Zbardhet lista me propozimet e Shkodrës, 66 emra në garë për të qenë kandidatë të PD

Politiko.al ka mundur të zbardhë listën me emrat që baza e Partisë Demokratike në Shkodër ka propozuar për të qenë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në listë janë 66 emra që synojnë të jenë ata përfaqësuesit e shkodranëve në këto zgjedhje.

Të gjithë deputetët aktualë të PD-së janë pjesë e kësaj liste. Jozefina Topalli, Helidon Bushati dhe Irma Kopliku ndodhen në listën e gjerë, e cila do të ngushtohet në 10 kandidatë, pa përfshirë këtu 1 mandat të Malësisë së Madhe.

Ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, kreu i PD-Shkodër, Ramiz Çobaj, ish-kryebashkiaku Lorenc Luka, ish-deputeti Gjok Uldedaj dhe mundësi Elis Guri janë disa nga propozimet e tjera të demokratëve, çka tregon për një garë të fortë në këtë qark.

Ndërkohë, është mësuar se kreu i PDK-së, Nard Ndoka do të jetë kandidat i PD në Shkodër, duke ngushtuar hapësirat për emrat e sipërpërmendur, të cilët për shkak të karrierës së tyre pretendojnë një vend të sigurtë në listë.

Vangjel Dule largohet nga Vlora, në Gjirokastër mendohet mes Asllanit dhe Bejkos për të udhëhequr listën e PD

Të fundit