Flash News

KRYESORE

Zbardhet mesazhi i Ramës për deputetët e rinj, zbulohet vendi ku PS feston sot fitoren

Zbardhet mesazhi i Ramës për deputetët e rinj, zbulohet vendi ku

Është zbardhur mesazhi që kryetari i PS, Edi Rama u ka dërguar kandidatëve për deputetë pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Rama shkruan se në këto zgjedhje ka fituar Shqipëria që kërkon shtet, punë, mirëqenie kundër partive që kërkojnë tepsinë e pushtetit në kurriz të popullit.

Ai zbulon se festimet për fitoren do të zhvillohen sot në orën 18:30, në sheshin ‘Skënderbej’.

Mesazhi i Edi Ramës:

Ia dolëm! Ia dolëm aty ku askush përveç nesh nuk e besonte se do ia dilnim! Shqiptarët na kanë bërë nderin më të madh që mund t’i bëhet njerëzve që kërkojnë votën e popullit për të mishëruar aspiratat, ëndrrat dhe shpresat e tyre! Kjo fitore është përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim mbi shpatullat tona.

Ka fituar Shqipëria që kërkon shtet, punë, mirëqenie kundër partive që kërkojnë tepsinë e pushtetit në kurriz të popullit e në dëm të shtetit! Një bravo e madhe të gjithëve ju dhe gjithë njerëzve që u angazhuan në vijën e parë të betejës për Shqipërinë që duam.

Sot në orën 18:30 në sheshin Skënderbej, për përqafimin e këtij momenti historik, me të gjithë ata që duan dhe mund të na bashkohen nga Tirana e nga çdo qark. Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë. Rroftë Shqipëria.

Të fundit