Flash News

KRYESORE

Zbardhet ngjarja, ja si u mor peng shkodrani per borxhin 4 mijë euro

Zbardhet ngjarja, ja si u mor peng shkodrani per borxhin 4 mijë euro

Dje në mëngjes qytetarët u shokuan nga lajmi se një borxh i pakthyer prej 4 000 mijë eurosh është bërë shkak për një pengmarrje. Ngjarja ka ndodhur në Velipojë, ku huadhënësi dhe huamarrësi kishin lënë takim për shlyerjen e detyrimit financiar. Por, pas debateve situata është përshkallëzuar. Policia e Shkodrës bën të ditur se autori i akuzuar për pengmarrje quhet Dodë Gjikolaj, ndërsa personi i marrë peng është Pjetër Narkaj.

Sot zbardhet e gjitëh dinamika e ngjarjes së rëndë. 38-vjeçari Gjikolaj, pasi nuk ka marrë atë që priste në takimin e lënë mbrëmjen e së hënës në Velipojë, shumën e parave prej 4 mijë eurosh, ka detyruar Narkajn duke i vënë pistoletën në kokë që të hyjë me forcë në makinën e tij, një makinë tip “Smart”, me targë Aa 681 BF.  Më pas, ata kanë udhëtuar nga Velipoja drejt një banese në periferi të Shkodrës. Kanë qenë familjarët e Pjetër Narkajt të cilët i kanë telefonuar policisë, pasi ai nuk u përgjigjej në telefon.

Të vetëdijshëm për borxhin që i kishte 38-vjeçarit, ata kanë kërkuar ndihmën e policisë për të shmangur ndonjë ngjarje të rëndë. Pas njoftimit, policia është vënë në ndjekje të tyre dhe pas disa orësh, ka arritur që të ndalojë dy personat në fjalë në një banesë në periferi të qytetit të Shkodrës, ku ata kanë qëndruar për disa orë.

Të fundit